Supermodelja Linda Evangelista ka rrëfyer për herë të parë arsyen se përse ka qëndruar larg syrit të publikut vitet e fundit.
56-vjeçarja, e cila ishte një ndër modelet më të famshme të viteve ’90 ndau një postim në Instagram, ku tregoi se mbeti e deformuar nga një reaksion trupor pas një ndërhyrjeje për reduktimin e dhjamit.
Modelja zbuloi se procedura kishte pasur efektin e kundërt, duke rritur qelizat e saj yndyrore.
Modelja kanadeze pretendon se ndërhyrja e kishte lënë të deformuar përgjithmonë edhe pasi iu nënshtrua dy “operacioneve të dhimbshme, të pasuksesshme, korrigjuese”.