Është e dënuar super seksi, sepse me ekspozimin e fizikut të saj mundet të mbijetojë dhe të jetë e suksesshme.
E pikërisht për këto arsye ajo ka refuzuar që të mbajë byrzylykun elekronik i cili u mundëson autoriteteve ta kenë nën kontroll sepse kjo gjë i rrezikon punën.
Kjo është Sophie Dalzell, vetëm 19-vjeçe dhe pas 8 javësh telashe me drejtësinë, ka refuzuar që të mbajë GPS pasi puna e saj është në rrezik…sepse ajo është një yll që mbijeton falë hireve të saj. Dhe është e kuptueshme pse e ka refuzuar mbajtjen e këtij byrzylyku.
Mediat raportojnë se kur firma e sigurisë ‘G4S’ ka mbërritur në shtëpinë e saj për t’i vendosur byrzylykun elekronik në sajë të një urdhëri nga autoritetet e drejtësisë, Dalzell e ka kundërshtuar këtë gjë dhe ka vendosur të mos e mbajë në trup.
Meqë gjithçka e veprimtarisë së saj është e lidhur me seksin, nuk ka se si të dekonspirojë klientët apo vendet se ku shkon…por me gjasë ky është një vendim që do të ketë pasoja.





