Morena Taraka është një ndër personazhet e ekranit që pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit udhëtoi drejt Shqipërisë për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të prekura.
Përmes një postimi në Instagram, Morena ka bërë me dije se do të ndërtojë shtëpinë e familjes së Elton Turja në Kameras të Durrësit, i cili vuante nga sëmundja e zemrës dhe ndodhet në kushte shumë të vështira ekonomike.
Siç shkruan dhe në postim, sëmundja e kryefamiljarit e ka prekur së tepërmi modelen, e cila vendosi t’ju kthejë buzëqeshjen me një shtëpi.
“Isha tek familja e Elton Turja në Kameras. Vendosëm një çadër. Në shtëpinë e tyre kishin një baba, e di se të gjithë baballarët shqiptarë janë të mrekullueshëm, por fytyra e tij ishte aq e butë dhe bujare, sa brenda syve të tij shihja një zemër të gërryer që i thoshte vetes: Përse familja ime fle jashtë, e nuk kam si ta ndihmoj? Ajo që më preku më shumë, ishte se ai kishte kohë që kishte probleme me zemrën. Dhe unë e di se sa e rëndë është, sa e vështirë është të kesh dikë të sëmurë nga kjo sëmundje. Unë mora përsipër të ndërtoj shtëpinë e tyre të re dhe të rikthej buzëqeshjen e tyre me një shtëpi, sepse shëndetin s’mund t’ja garantoj atij babai të shkretë sepse ajo është në dorën e Zotit. Po ashtu si babai im që kalon vit pas viti operime të shumta nga kjo sëmundje. Kjo shtëpi do të jetë e ndërtuar nga unë, një bijë nga Kosova me shumë dashuri për nënën Shqipëri”.





