Reperi Kanye West duket se nuk i qëndron besnik të dashurës së tij Kim Kardashian, ndërsa ajo po pret të sjellë në jetë fëmijën e tij.

Një modele kanadeze deklaroi publikisht se ka kryer marrëdhënie seksuale me reperin dhe se Kanye nuk është i dashuruar me Kardashian. 

Leyla Ghobadi tha për revistën ‘Star’ se është njohur me West në korrik të vitit 2012 dhe është takuar me të në disa hotele, pasi këngëtari e konsideron lidhjen e tij me Kim Kardashian “vetëm për publicitet dhe asgjë serioze”. 

Duke shpjeguar arsyen pse po e bën publike tradhtinë e këngëtarit, modelja 24-vjeçare tha:

“Kjo gjë do e shkatërrojë familjen Kardashian, por nëse do të isha në vend të Kimit do të doja ta dija. Unë e kam takuar Kanye deri kur mora vesh se Kimi ishte shtatzënë, më pas nuk kam pasur më asnjë lidhje me të.”