1 Tetor 2014 – Modelja që u bë e famshme në rrjetet sociale nga zmadhimi i gjoksit ka rënë pre e një mashtrimi vetëm pak ditë më parë.

Josie Cunningham 24-vjeç, mendonte se për rreth 1 vit e gjysmë ajo frekuentonte kohë me futbollistin Curties Davies, i cili luan me skuadrën Hull City në Premier League.

Vetëm pak orë përpara se ajo të shkonte në spital për të lindur vajzën që priste nga sozia e futbollistit ajo ka shkruar për 55.000 fansat në Twitter se kishte rënë pre e një mashtrimi.

Josie kishte shkruar se nuk mund t’ja falte vetes këtë mashtrim fizik dhe se ishte treguar budallaqe që kishte lejuar të prekej nga dikush që shtirej si dikush tjetër.

Teksa ka bërë një kërkim në Google për këtë person, ajo ka zbuluar si qëndronte e vërteta. 24 vjeçarja ka thënë se ajo është lënë në mëshirë të fatit dhe se askush nuk e ndihmon.
Josie Cunningham ka treguar se është ndjerë keq pasi ka zbuluar se është gënjyer nga i dashuri i saj, duke menduar se ai ishte Curtis Davies, futbollisti i Hull City. "Njerëzit mendojnë se unë po gënjej. Por unë i'u kam dhënë prova duke u treguar fotografinë dhe se sa ngjajnë këta dy persona", ka thënë ajo.
Lidhur me kete ngjarje, një reagim ka patur edhe nga futbollisti. Ky i fundit ka reaguar në Twitter duke thënë se i vjen keq për modelen, por jeta e tij shkon normalisht dhe se kjo nuk ka ndikim në jetën e tij.