Modelja më e paguar në botë, një femër e suksesshme jo vetëm në pasarelë, por edhe në jetën personale, Gisele Bundchen tregon se kur ishte në hapat e parë të karrierës i është dashur të luftojë me ankthin dhe madje ka arritur deri aty sa të mendojë edhe vetëvrasjen.
38-vjeçarja, ikonë stili tashmë, e cila i tha lamtumirë pasarelave të modës në 2016-n tregon se si i ka kaluar sfidat më të vështira në jetën e saj, si një formë për të ndihmuar të tjerët që mund të përjetojnë eksperienca të tilla.
Supermodelja rrëfen jetën e saj në një libër autobiografik, që pritet ta nxjerrë në shitje më 2 tetor me titullin “Mësimet: Rruga ime për një jetë kuptimplotë”. Një autobiografi, i cili ka në përmbajtje detaje të jetës së modeles braziliane si kontrata 25 milionë dollarëshe me Victoria’s Secret dhe lidhja e shumë përfolur 5-vjeçare me Leonardo DiCaprion.
Modelja tani është e martuar me futbollistin amerikan Tom Brady me të cilin ka dy fëmijë.





