4 korrik 2015 – Gruaja që shihni në foto i rritet mjekra njësoj si një mashkulli. Harnaam Kaur, 23 vjeçe, vuan nga çrregullimi i sistemit endokrin që u bën grave t’u rriten qimet shumë shpejt.
Ajo gjithmonë është përqeshur nga shoqëria dhe shpeshherë për këtë fakt ka tentuar edhe të vrasë veten. Që në moshën 11- vjeçare asaj nis t’i rritet mjekra. Por me kalimin e kohës, ajo e pranoi veten e saj ashtu siç është.
Tashmë ka vendosur që të bëjë diçka të mirë për jetën e saj. Qëndrimi dhe vetëbesimi i kësaj saj, e ka impresionuar fotografen britanike, Louisa Coulthurst, e cila i ka kërkuar vajzës me mjekërr, që të jetë modelja e saj në setin fotografik.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/