Për shkak të daljeve të saj të kujdesshme në publik apo në media, shumë pak e dinë se në Durrës jeton dhe po shkollohet një prej modeleve më të suksesshme të kohës së saj.

E bukura Françeska Rustem, imazhi i kopertinave më të mira të modës në vend, pjesë e sfilatave më të suksesshme në skenën ndërkombëtare, e vlerësuar nga fotografët më të mirë në Europë, Turqi dhe madje në Lindjen e Largët.

Po çfarë do të thotë për një vajzë kaq të re të ketë të listuar kaq shumë arritje në jetën e saj profesionale?

Françeska mbetet me këmbë në tokë dhe nuk heziton të shprehë mirënjohjen për të gjithë bashkëpunëtorët e saj, përfshirë këtu fotografët vendas dhe ata të huaj, deri tek fotografi i njohur Said, me të cilin punoi në Libanin e largët.

Modelja Rustem nuk është vetëm një vajzë e bukur, nuk kanë qenë të pakta herët kur ajo ka ndërmarrë iniciativa për të mbrojtur mjedisin, si një mesazh sensibilizues edhe për qytetarët e tjerë.

Në fund, familja mbetet për të si mbështetja më e madhe.

Ndoshta përmes shembujve të tillë mund t’i kuptojmë mirë shkrimtarët e mëdhenj dhe shprehjen e Dostojevskit se vetëm e bukura do e shpëtoj botën.

H.H.