Modelja britanike Breanne Rice, vuan nga një sëmundje e quajtur vitiligo, e cila i ka krijuar njolla në fytyrë, por për 10 vite me radhë, ajo ia dalë që të mos e kuptonte asnjë person defektin e saj.
Nëse ajo nuk do të ishte kujdesur për ta ruajtur këtë sekret, atëherë karriera si modele do të merrte fund. Por ashtu siç ndodh thuajse me çdo modele, pas kalimit të 30-ve, karriera fillon të shkojë drejt fundit.
Kjo e ka lejuar edhe modelen Rice që të shfaqë për publikun edhe sekretin e saj më të madh, të cilin e kishte ruajtur nga të gjithë me përjashtim të prindërve.
31-vjeçarja tregon se i duhet të kalonte orë të tëra para pasqyrës për të hequr njollën, që asnjë të mos e dallonte çfarë fshihej pas make up-it.





