Andreea Diaconu është modele e njohur rumune që ka pozuar deri edhe për agjencinë e njohur ndërkombëtare “Victoria’s Secret”. E pyetur në një spektakël televiziv për kampionatin Evropian, ajo tha me sinqeritet se nuk e ndjek thuajse fare futbollin por natyrisht që do të bëjë tifo për Rumaninë.
“Nuk e njoh mirë futbollin por më kanë thënë se në grup do kemi Francën, Zvicrën dhe Shqipërinë. Them se Shqipërinë e mundim përsëri siç e kemi mundur edhe më përpara. Nuk besoj se do të jem në stadium në Francë prej angazhimeve që kam me modelingun por nuk i dihet. Do të mundohem të jem,” – tha modelja që njihet shumë në botën e modelingut.





