Ishte ftuar që të merte pjesë edhe në edicionin e kaluar të Big brother, por nga punët e shumta që kishte pasur ajo, i kishte refuzuar që në momentin e parë.
Ndërkohë në këtë edicion nuk kishte se si të mungonte. Big brother këtë të shtunë do të zbukurohet edhe nga një modele superseksi.
Bëhet fjalë për bukuroshen Rike Roci e cila jeton në Milano të Italisë së bashku me nënën, vëllain dhe motrën e saj.
Ajo atje punon si modele edhe pse në opinionin shqiptarë nuk është dhe aq e njohur për shkak se angazhimet si modele i ka fokusuar për momentin vetëm atje.
Së bashku me lajmin ne ju zbulojmë edhe imazhe të nxehta të modeles së njohur së bashku me të dashurin e saj, italianin Luca Binatti.





