Revista e njohur “Web Mag” ka bërë së fundmi një listë me 12 femrat më të bukura në botë.

Mirëpo ajo që ka habitur të gjithë ka qenë fakti se pjesë e saj është edhe një modele shqiptare. Bëhet fjalë për super modelen e njohur Tika Camaj.

Tika është shumë e njohur në Shtetet e Bashkuara, ku po ushtron tashmë prej vitesh profesionin e saj.

Madje ajo ka qenë gjithashtu e para shqiptare, e cila ka sfiluar në pasarelat e “Victoria’s Secret” së bashku me disa nga modelet më të famshme në botë.