Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi është mjaft e prekur nga bota e internetit, viktimë e të cilës janë fëmijët.

Një personazh i animuar i cili shfaqet në videot për fëmijë në Youtube dhe iu mëson atyre si të kryejnë vetëvrasje apo të prekin prizat elektrike me pirun dhe gjëra të tilla të rrezikshme, ka shqetësuar jo pa të drejtë modelen.

Në një postim në rrjetet sociale, Adrola iu bën thirrje prindërve të kenë nën kontroll programet që shohin fëmijët në internet.

“Jam e shokuar nga çfarë po ndodh në botën e internetit. Si nënë e një djali, si hallë, si një vajzë e rritur me shumë dashuri, lus të gjithë prindërit të kenë nën kontroll programet që shohin fëmijët në Youtube. Nëse do të ishte e mundur ta shmangnin fare këtë aplikacion nga jeta e fëmijëve. Të gjithë bashkë mundemi, fëmijët duhet t’i mësojmë të duan. Bota sot ka nevojë për ne, t’i tregojmë ç’mund të bëjë dashuria. Ju lutem ta ripostoni dhe të bëni thirrje për bojkot. Sot jam zgjuar nga gjumi si një nënë e shqetësuar, e ardhmja e fëmijëve është përgjegjësia jonë.”