Prej disa kohësh modelja e njohur shqiptare po e zhvillon karrierën e saj profesionale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të ndryshme të botës ndërsa së fundmi ka zgjedhur të pushojë në një destinacion ëndrrash.
Xhesika Berberi po shijon disa ditë pushimesh në një nga parajsat tropikale, siç janë ishujt Bahamas, por pavarësisht kësaj ajo nuk harron ritet fetare më natën e shenjtë të muajit të Ramazanit, Natës së Kadrit.
Në një ditë si kjo, modelja ka vendosur të gatuajë hallvë sipas ritualit fetar, dhe e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instastory.





