Tiranë, 25 maj 2014 – Modelja shqiptare Lorena Angjeli ka nisur që në moshën 15 vjeçe të merret me modeling.

Ajo është imazh i pasarelave italiane, duke pozuar kështu për revista prestigjioze, si “Italian Glamour”, “IO Donna” dhe “V Magazine”, në të tria këto ka qenë imazh kopertine.

Aktualisht ajo punon si modele për kompaninë Runway, ku është përzgjedhur për të qenë pjesë e një projekti gjigant të modës. Si modele e Runëay, perspektiva e saj është të tregojë aftësitë si modele duke thyer tabu e pozuar krejtësisht nudo, gjë që ka zgjuar interes të jashtëzakonshëm në mediat italiane.

Lorena është e gjatë 177 cm, ndërkohë që dallohet për flokët e saj të shkurtër, në ngjyrë të zezë dhe sytë blu. Për momentin ajo jeton në Nju Jork.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/