Modelja dhe fituesja e titullit “Miss Evropa”, Guler Erdogan, ka ndërruar jetë tragjikisht gjatë tentativës për t’i shpëtuar policisë. Ajo, 27 vjeçe, u ndalua nga autoritetet në Giresun, ku dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit. Pas dështimit në testin e alkoolit, Erdogan tentoi të arratisej, por humbi kontrollin dhe ra nga ura, duke u goditur nga një automjet.

Familja e saj ka konfirmuar vdekjen dhe ka fshirë llogaritë e saj në rrjetet sociale. Autoritetet kanë nisur një hetim për ngjarjen. Sipas informacioneve, Guler Erdogan kishte luftuar më parë me probleme të shëndetit mendor dhe kishte tentuar vetëvrasjen në të kaluarën.