Modelja që po thyen barrierat e modelingut po kalon pushimet e radhës në Bahamas. 29-vjecarja tërheq vëmendjen e publikut edhe kur nuk është në pasarela.
Ashley Graham në videon e fundit shfaqet me bikini të bardha dhe ka zbuluar se ka dhe një tatuazh në trup, një akrep, shenja e horoskopit të bukuroshes e cila ka lindur më 30 tetor.
Modelja ka lançuar së fundmi dhe linjën e veshjeve për gratë me masa të mëdha.
Ashley ka marrë dhe komplimente nga këngëtarja Rihana për mënyrën e thjeshtë që shfaqet në publik pa komplekse dhe ashtu siç ajo është në të vërtetë.





