Një postim i Rozana Radit në Instagram ka shkaktuar jo pak gallatë në rrjet. Këngëtarja postoi një foto të një fëmije të vogël dhe pyeste ndjekësit se kush politikan shqiptar është.
Komentues të shumtë shkruanin se fëmija në fjalë ishte Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Mirëpo në një postim të dytë, Rozana ka zbuluar se në fakt personi të cilin e ngatërruan me Ilir Metën ishte gazetarja e njohur Fiori Dardha.
"Dhe ta mendosh që këtë bebin e vogël e ngatërruat të gjithë me Z. Ilir Meta (shumica). Eshtë Fiori Dardha, lutemi të gjithë që të mos bëhet presidente një dite se do na ndryshojë "kushtetuten". Fiori Dardha bebe i ngjan Z. Ilir Meta ndersa tani ke pak nga "Nard Ndoka"– shkruan Rozana me humor në postim.





