Ish-Miss Globe dhe moderatorja e njohur Sara Gjordeni ka qenë e ftuar në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora.
Sara pranoi për herë të parë që ishte në një lidhje, dhe muajin shkurt, çifti do të festojnë tre vite të dashuruar.
Moderatorja tregoi se historia e tyre nisi nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Më vjen keq që do tu them fëmijëve të mi që babain e tyre e kam njohur në Instagram. Ne në fakt ishim në të njëjtin universitet, shiheshim shpesh sepse kishim të njejtën degë dhe unë nuk e dija që ishte ai që më shkruante, sepse e kishte profilin e mbyllur. I ktheja përgjigje një here në 3-4 ditë. Dhe kur jemi takuar për here të parë, u habita.”





