Moderatori Flor Gjini së fundmi ka dhënë një intervistë për “Natë me Aulonën”, ku ka thumbuar moderatoren Bora Zemani.

Teksa zbuloi detaje rreth largimit nga Top Channel, ai tha se i ishte propozuar që të ishte në goldroom e “Dancing With The Stars”, gjë që nuk i kishte pëlqyer dhe aq shumë të ishte në rolin dytësor.

Gjatë bisedës Flori ironizoi Borën, e cila e moderon këtë emision.

“Nuk e marr vëmendjen me puthje. Vëmendjen me puthje e marrin ata që fitojnë edhe vendin e punës”, tha ai.