Ai njihet si gazetar që interviston dhe intervistohet. Është rasti tipik ku gazetari është edhe vetë një personazh.

Bëhet fjalë për Kelvi Kadillin që drejton programin “Pop Culture” në Top Channel, i cili spikat për intervistat pikante.

Paparazzi i Panorama Plus ka shkrepur disa foto ku shihet Kelvi, i cili është takuar me prezantuesen e programit "Kush vjen për drekë" në Tv Klan, Arjola Shehu.

Pasi janë përqafuar dhe kanë biseduar në këmbë, Arjola i ka treguar këpucët ku mesa duket njëra i ishte zgjidhur. Kelvi si djalë xhentelman, është ulur në gjunjë dhe ia ka lidhur.