Moderatori dhe këngëtari i njohur Ardit Gjebrea ka humbur një njeri të dashur.

Në postimin e tij në Instagram, ai ka njoftuar për ndarjen nga jeta të xhaxhait të tij, Shpëtim Gjebrea.

Teksa i dedikon disa fjalë të ndjera, Arditi tregon se xhaxhai i tij ka qenë mjek.

“Një engjëll tjetër i shtohet familjes Gjebrea, xhaxhai im…

Shembulli i mirësisë, dashuria e bashkëshortes dhe dy vajzave, kujdesi i të gjithëve, mjeku që nuk u lodh për askënd.

Në paqe shpirti yt! #shpetimgjebrea”, shkruan Arditi.