8 ditë më parë Bora Zemani mungoi në “Për’puthen” për shkak të infektimit me Covid-19. Më pas, vendin e saj e zuri Ana Kauri, e cila ia doli me sukses të prezantonte dhe të menaxhonte situatat në program.

Pas saj provuan moderimin edhe Antonela e Melisa, e cila u rikthye dje në program për herë të parë pas largimit. Kurse moderatorja e ditës së sotme ishte Ana Lleshi.

Mirëpo duket se kjo eksperiencë nuk do t’ju zgjasë shumë vajzave, sepse Bora është gati t’i rikthehet sërish ekranit. Ajo ka treguar ditën e sotme se ka fituar betejën me Covid-19. Moderatorja ka publikuar në Instagram një foto të saj nga makina dhe një tjetër të gjithë ilaçeve që ka pirë gjatë kësaj kohe për ta luftuar virusin.