Moderatorja durrsake është në fazën më të bukur të jetës, pasi po shijon shtatëzëninë e saj. Në një intervistë për "Energy Radio", Floriana Garo ka ndarë me publikun disa detaje mbi fëmijën e parë. 

Ajo zbuloi se për vajzën e saj që pritet të vijë në jetë ka zgjedhur një emër jo tamam shqiptar që e ka gjetur në internet.

"Kam menduar dhe emrin e kam zgjedhur unë, por do ta lë surprizë kur të lindi. Nuk është emër tamam shqiptar, por ka tingëllim shqiptar dhe që mund të interpretohet në gjuhë të ndryshme. Nuk kemi bërë listë me emra. Një ditë po kërkoja emra në internet dhe ngela te ky emër. Pasi i zbulova mirë domethënien, pasi për mua ishte e rëndësishme një domethenie, e vendosëm", u shpreh Floriana.

Po ashtu moderatorja shqiptare tha se ende nuk e ka bërë gati dhomën e vajzës.

"Me thënë të drejtën dhomën nuk e kam bërë gati plotësisht, por kam idenë se si fillim do ta mbaj afër meje. Jam shumë shqiptare për këtë gjë."