Moderatorja e famshme amerikane, Ellen DeGeneres njoftoi se ka rezultuar pozitive për Covid-19.
Përmes një postimi në rrjete sociale, DeGeneres tha se ndihej mirë tani ndërsa shtoi se do të rikthehej pas pushimeve.
“Përshëndetje të gjithëve, dua t’ju bëj me dije të gjithëve se kam rezultuar pozitive me për COVID-19. Për fat të mirë, unë po ndihem mirë tani. Kushdo që ka qenë në kontakt të ngushtë me mua është njoftuar dhe unë jam duke ndjekur të gjitha udhëzimet e duhura të CDC. Do të shihemi përsëri të gjithë pas pushimeve. Ju lutemi qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm”, shkroi 62-vjeçarja.
Sipas produksionit, Ellen e ka transmetuar emisionin e saj, duke respektuar protokollet e Covid-19 dhe ende nuk dihet se ku është infektuar.





