Pas dorëheqjes së Petrit Vasilit nga posti i kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në krye të kësaj partie pritet të emërohet brenda pak ditësh bashkëshortja e liderit historik të saj, Monika Kryemadhi. 

Një fakt i tillë është pritur me mjaft entuziazëm për shkak të vendosjes të një gruaje në krye të një partie politike. Për ndër mbështetëset e këtij vendimi është edhe moderatorja dhe gazetarja Fiori Dardha, e cila në Instagram ka publikuar një foto me Kryemadhin dhe ka shkruar: 

“E kam thënë edhe më parë: LSI mund të ketë imazhin e Ilir Metës, por shpirtin e ka të Monika Kryemadhit!  Monika Kryemadhi suksese!,”-përfundon postimi i saj në rrjete sociale. Zgjedhjet për kryetarin e ri të LSI pritet të zhvillohen në datën 5 korrik.