Moderatorja e qeshur e "Top Channel" ka disa lajme të rëndësishme për të na dhënë… për jetën e saj.

Blitz.al ka konfirmuar që ajo do të martohet së shpejti dhe që është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Elona Duro prej kohësh është e dashuruar me menaxherin për Shqipërinë të kompanisë italiane, Facile.it, Lorenc Goga dhe me sa kuptohet, ata kanë vendosur të martohen, teksa janë duke pritur fëmijën e tyre të parë.

Blitz.al ka konfirmuar lajmin duke zbuluar që fëmija është djalë. Me sa duket Elona do të jetë një nuse shtatzënë, megjithatë duhet të thënë që me fustanet e gjerë dhe plot stil që mban këtë periudhë, barku nuk i bie fare në sy, por shtatzënia nuk është në fillimet e saj dhe pamja që i ka falur është plot dritë.

Ajo është bërë shumë e njohur në "Top Show" ku ishte opinioniste me Bieta Sulon gjatë një sezoni.