Moderatorja e njohur italiane, Alessia Marcuzzi, ka zbuluar përmes rrjeteve sociale se ditët e ngrohta me diell po i shijon pranë detit.
Në profilin e saj në “Instagram” nuk mungojnë pozat “hot” me bikini nga vendi ku pushon.
Por, së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi ku shfaqet “topless” dhe është pëlqyer shumë nga fansat.
Ajo është shprehur se ideja e realizimit të kësaj fotoje ishte nga bashkëshorit i saj i cili ka shkrepur edhe foton.
“Po, jam me të brendshme, por bashkëshorti më tha ‘zhvishu, të bëj një foto të çmendur. Mos më thuaj dy herë”, shkruan modelja e njohur bashkëngjitur me foton që ka marrë mijëra pëlqime.