Moderatorja nga Durrësi, Xhesi Muçaj është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë moderatorja përmes një postimi në rrjete sociale.

Teksa publikon foton e të birit të porsalindur, Xhesi zbulon se vogëlushin e kanë quajtur Neonick.

“Neonick Nallbani ~ 18/05/2021

Ti se ke iden sesa shume te duam une dhe babi jot, se ke iden sesa shume njerez jane gezuar per ty dhe sesa shume te duan.

Dy gjysherit e tu te kane bekuar nga lart qe ti te vije i shendetshem, i bukur dhe plot lumturi ne jeten tone. Te duam”, shkruan Xhesi.