Eva Murati është një nga moderatoret sportive më të njohura në vendin tonë. Shpesh herë ajo ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja, të cilat i kanë kushtuar artikuj apo e kanë krahasuar me gazetaren e famshme italiane, Diletta Leotta.
Së fundmi Eva ka zbuluar se ka qenë e ftuar speciale në emisionin italian “Tiki Taka”,që i dedikohet sportit, i cili transmetohet në kanalin “Italia 1” në “Mediaset” dhe mbledh çdo të hënë ekspertët dhe gazetarët më të mirë nga fusha e sportit.
Krahas Evës, në emision ishin të ftuar edhe trajeneri i Udineses, Luka Goti, ish-mesfushori i Interit, Niko Berti, Diego Armando Maradona Jr dhe Francesco Oppini, një prej komentatorëve sportivë më të ndjekur të momentit.
Përveç sharmit të saj, moderatorja shqiptare tërhoqi vëmendjen e teleshikuesve italianë për shkak të harmonisë televizive që kishte me Oppini-n, duke qenë se të dy janë edhe tifozë të Juventusit.





