Pritjes së ëmbël për moderatoren, Brunilda Lahe i ka ardhur fundi.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka zbuluar se është bërë për herë të parë nënë e një vogëlusheje të quajtur Hana.

Sipas asaj që shkruan Brunilda, vogëlushja ka lindur para kohe, kur hëna shndërriste ndaj edhe prindërit e saj vendosën ta quajnë Hana. 

“Jam bere nene! Faleminderit Zot per kete bekim! Mesa duket kam sjelle ne jete nje vajze qe do te behet nje grua me karakter te forte e ide te qarta. Une dhe babi i bebushes me gjinekologen @jolalulo kishim planifikuar, tjeter ore, tjeter date, tjeter shenje horoskopi. Kisha nje liste me emra ku secili mund te ishte i duhuri. Vetem kur ta shihja portretin e saj do ta gjeja me siguri emrin. Por e vogla ime nuk mori para sysh asgje nga keto. Zgjodhi diten e saj te lindjes: e hene. Oren e saj: mbremje, ku nje gjysmehene mistike, magjepsese shnderiste. Keshtu ishte vete ajo qe zgjodhi edhe emrin e saj: HANA
Kuptimi i ketij emri ne vende te ndryshme te botes sikur eshte enkas per te: Hir i Zotit, e para, e lulezuar, lumturi… Mire se erdhe mes nesh #HANAMETA mami dhe babi mezi po te prisnin te kapnin doren tende per te mos e leshuar me asnjehere. Fale ekipit te spitalit une dhe HANA jemi shume mire. Faleminderit me zemer te gjitheve qe asistuat ne lindjen time! Dr. @jolalulo per gjithe profesionalizmin, sigurine, qetesine gjate gjithe ketyre muajve mirenjohja dhe vleresimet qe do te te bej nuk do te jene asnjehere te mjaftueshme. Ju faleminderit te gjitheve ju qe e keni bere te bukur kete rrugetim timin me fjale te bukura e gjeste te kujdesshme. Faleminderit per cdo urim paraprakisht! Si nje mama e re jam e mirekuptuar besoj nese nuk u pergjigjem dot ne kohe secilit.”,
shkruan ajo krahas fotos me dorën e të voglës.