Moderatorja Jonida Vokshi ka rrëfyer një situatë të vështirë që ka kaluar kur ishte 14 vjeç. Gjatë një interviste për emisionin ‘Interview’, moderatorja simpatike tha se përveç suksesit që ka arritur, ajo ka kaluar edhe momente të vështira në jetë. Vokshi tha se kur ishte 14 vjeç babai i saj shkoi për kurim në Turqi dhe iu desh të qëndrojë 2 javë vetëm me vëllain e saj më të vogël.
‘Unë isha vetëm 14 vjeç kur mami dhe babi u larguan në Turqi. Babi vuante nga zemra dhe ato ishin dy javë të kaluara në pritje të gjatë dhe ankth, për më tepër që duhet të kujdesesha dhe për vëllain që ishte shumë më i vogël se unë. Nuk ja uroj askujt atë që kam kaluar’, rrëfeu Jonida Vokshi.