Moderatorja e ‘Cocktails with Khloe’ është tronditur nga pamjet që u publikuan dje, ku dukej qartë tradhtia e partnerit të saj.

Një burim i afërt me familjen e saj ka treguar se pati reagim shokues kur pa fotografitë e Tristan Thompson me dy vajza në një klub striptistesh.

"Jo vetëm që u lëndua, por pati shqetësim të madh për fëmijën e tyre. Si mundet ai ta bëjë këtë gjë kaq publikisht, ndërkohë që foshnja e tyre mund të vijë në jetë brenda kësaj jave?" – tha burimi.

Ndërkohë TMZ ka raportuar se Khloe ka patur kontraktimet e para dhe është çështje ditësh momenti kur do të bëhet nënë për herë të parë.