Kompania Moderna ka njoftuar se doza përforcuese e vaksinës kundër COVID-19 është efektive ndaj variantit Omicron.

Gjithashtu kompania sqaroi se ende po planifikon që të zhvillojë një vaksinë posaçërisht për të krijuar mbrojtje kundër këtij mutacioni të ri, kur pritet që provat klinike të arrijnë në përfundim vitin e ardhshëm.

Më tej sqaron se dy doza të vaksinës së saj prodhojnë antitrupa neutralizues të ulët kundër Omicron, ndaj dhe është e domosdoshme një dozë përforcuese pasi rrit antitrupat .

Dr. Paul Burton tha se i takon qeverisë dhe rregullatorëve që të shqyrtojnë nivelin e mbrojtjes.