Kjo makinë tip Nissan GT-R, tërësisht e veçantë, është paraqitur në Tokio Auto 2016, nga  Kuhl Racing, të njohur për modifikime makinash.

Nissan GT-R është një nga makinat që mund të jenë modifikuar më shpesh, por ky modifikim është vërtet i veçantë. Në foto mund të shikoni se si i gjithë trupi i makinës është punuar me gdhendje, ndërkohë është përdorur për lyerjen e saj një ngjyre ari vezulluese.