Pas vendosjes së skulpturës “Nëna e Martirit” në qytetin Sohag në Egjipt, autoritetet kanë urdhëruar ndryshimin e saj, pasi sipas banorëve bëhet fjalë për një ngacmim seksual
Skulptura që i dedikohet të gjithë personave të rënë në luftë, tregon një fshatare, e cila përfaqëson vendin e saj dhe një ushtar që e përqafon nga pas. Vepra e artit, e cila është realizuar nga një shkollë vajzash u kritikua ashpër në rrjetet sociale. Për disa persona ajo është e papërhtatshme ose më keq akoma një forcë fizike.
Skulptori Wagih Yani tashmë ka nisur punën për modifikin e saj, ushtari do të hiqet dhe në duart e gruas do të vendoset një degë ulliri.





