Të enjten, disa orë pas finales së Superkupës së Europës do të vendoset gjithçka nëse Luka Modric do të rinovojë me Realin e Madridit apo do t’i thotë “Po” projektit të Interit. Megjithatë edhe pse në kampin zikaltër shpresojnë ende te afrimi i mesfushorit kroat mesa duket trajneri Luciano Spalletti ka humbur çdo shpresë.

Por ky fakt nuk e demaralizon aspak teknikun nga Certaldo i cili i intervistuar nga gazetarët italianë pak orë pas rinovimit të kontratës me Interin deri në vitin 2021, deklaroi se është shumë i kënaqur me grupin e futbollistëve që ka aktualisht në dispozicion.

“A do të vijë Modric te Interi? Për këtë duhet të pyesni drejtorin sportiv Ausilio, unë nuk di asgjë në lidhje me merkaton. A shpresoj ende? Jo, sepse jam shumë i kënaqur me lojtarët që kam në skuadër”, deklaroi për Sky Italia, Luciano Spalletti.