Bruksel, 2 shtator 2014 –  Në cilësinë e Ministres së Jashtme të Italisë, vend i cili mban edhe presidencën e BE-së, Frederica Mogherini (shefja e përzgjedhur e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në Bashkimin Europian), ka dalë para Komisionit të Jashtëm të PE-së.

Në një raport ku u është përgjigjur edhe pyetjeve nga 27 eurodeputetë, Mogherini në pjesën për Shqipërinë ka pohuar se ky vend ka treguar vullnet për të kryer reforma sa i përket rrugës drejt BE-së.

Ne besojmë se Shqipëria në muajt e fundit ka ecur ne mënyre te jashtëzakonshme sa i takon vullnetit për te kryer reforma dhe vendimi i qershorit nga Këshilli Europian ishte stimuli i duhur në ketë drejtim”, deklaroi Mogherini.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/