Pas tensioneve të shtuara për Ushtrinë e Kosovës, presidentët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen sot në Bruksel. Takimi do të zhvillohet me ftesë të shefes së diplomacisë europiane, Federika Mogerini.

Ata pritet të diskutojnë për zhvillimet më të fundit mes dy vendeve. Zyrtarja e lartë e Bashkimit Europian ka ftuar liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, mes të cilëve edhe Kryeministrin shqiptar, Edi Rama.