Përfaqësuesja e Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini u shpreh se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë progres përsa i përket reformave të ndërmarra.

Në një konferencë të përbashkët me komisionerin e BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, Mogherini theksoi rëndësinë që BE të mbajë angazhimet e veta dhe të japë ato merita ku ato ekzistojnë.

“Në bazë të një vlerësimi të rreptë dhe objektiv komision rekomandon për herë të dytë  çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky është një rekomandim i bazuar në një vlerësim solid. Rekomandimi ynë do të shkojë në Këshill”.

Është një moment i rëndësishëm jo vetëm për ne, por edhe për partnerët tanë. Ne konfirmojmë një politikë zgjerimi të besueshme. Ne besojmë që është në interesin tonë që të kemi një prespektivë të suksesshme. Ajo që do të lexoni në raportet përkatëse do të jenë, psh, “Reforma e thellë dhe e paprecedentë në gjyqësorin në Shqipëri apo dhe ndryshimet në Maqedoninë e Veriut, janë si rezultat i drejtpërdrejtë i dëshirës së madhe të këtyre njerëzve në këtyre vendeve, për të ndryshuar.

Duke e bërë këtë zgjedhje, jo vetëm udhëheqësit politik, por edhe qytetarët e atyre vendeve kanë zgjedhur të bëjnë reforma të thella, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsion, reforma ekonomike, bashkëpunim rajonal, etj. Politika e zgjerimit për BE nga sjell tek ADN,  pra hapat e parë që kanë të bëjnë me tejkalimin e mbeturinave të luftës.  Është bërë një punë madhore për të vlerësuar në mënyrë objektive ecurinë e arritur. Ka ekipe që kanë punuar shumë për të arritur në këto raporte. Me lejoni të theksoj se gjatë viteve të fundit dhe në veçanti vitin e kaluar, BE ka investuar me shifra të madha në Ballkanin Perëndimor edhe për miratimin e strategjisë për Ballkanin Perëndimot, Samitin e Sofjes, etj. Ne kemi qenë dëshmitarë të disa arritjeve të veçanta. Shqipëria ka përqafuar mundësinë që u është dhënë dhe kanë treguar rezultate për reformat.

Me lejoni të theksoj, zbatimi mbresëlënës për reformën në drejtësi, ambicioze dhe rivlerësimi i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve, gjë e cila ka sjellë dhe rezultate të prekshme. Më ka lënë shumë mbresa. Në bazë të një vlerësimi të rreptë dhe objektiv komisioni rekomandoi për herë të dytë  çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky është një rekomandim i bazuar në një vlerësim solid. Rekomandimi ynë do të shkojë në Këshill”.