Dubai, 30 prill 2014 – Nëpër rrjete sociale po qarkullon një video e cila paraqet një këngëtare filipinase duke performuar ‘live’ këngën arbëreshe ‘Moj e bukura More’. Le Ghie ka performuar ‘live’ në koncertin madhështor ‘Comedi Junction’ i cili mbahet në Dubai, ndërsa ka zgjedhur që të paraqitet me këngë shqiptare ‘Moj e bukura More’.
Paraqitja e saj në skenë ka bërë bujë të madhe, kurse nga video mund të shihet se kënga në shqip që filipinasja ka përzgjedhur, është pëlqyer tej mase edhe nga të pranishmit në sallë, të cilët duartrokitën pareshtur këngëtaren.
Kjo nuk është e vetmja këngëtare e huaj që përzgjedh një këngë shqiptare. Ditë më parë të njëjtën gjë e ka bërë edhe një vajzë e quajtur Galina Konx nga Ukraina, e cila ka përzgjedhur këngën e Rona Nishliut ‘Suus’ për të konkurruar në ‘Voice of Ukrain’.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





