Parku Kombëtar i Dajtit është i njohur për shumëllojshmërinë e fluturave që jetojnë në habitatet e tij. Saturnia pyri, ose e njohur ndryshe edhe si “mola gjigante e palloit”, “mola gjigante e perandorit” ose “perandori vjenez”, është njëra prej tyre, e cila vjen e dokumentuar në park nga specialistët.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura e ka fotografuar këtë flutur të rrallë në Parkun Kombëtar të Dajtit.
Flutura ka një gjerësi krahësh e cila arrin në 15-20 cm. Ajo mbijeton në pyje dhe në shkurre të hapura. Larvat shumëngjyrëshe ushqehen me disa lloje pemësh dhe shkurresh drunore, gjetherënëse.