DURRËS, 3 mars 2014 –  Para ambasadës ruse në Kishinau, kryeqyteti i Moldovës, në orët e para të mëngjesit të 3 marsit 2014, u zhvillua një tubim proteste në mbështetje të tërësisë tokësore të Ukrainës dhe kundër agresionit rus në Krime, njoftojnë agjencitë telegrafike në gjuhën ruse. “Ne mbështesim plotësisht tërësinë tokësore të Ukrainës dhe kërkojmë t’i jepet fund agresionit dhe bëjmë thirrje për tërheqjen e ushtrisë ruse nga territori i një shteti sovran”, – deklaruan protestuesit. Protestuesit mbanin pankarta “Rusi – shporru nga Ukraina!”, “Rusi, tërhiqi trupat!”. Më herët Republika e Moldovës doli me ​​një deklaratë në mbështetje të pavarësisë dhe tërësisë tokësore të Ukrainës, duke i bërë thirrje Rusisë të respektojë parimet e Traktatit të Budapestit të vitit 1994.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/