DURRËS, 22 gusht 2014 – Duke iu referuar embargos ruse për perimet, gazeta moldaviane në rumanisht ZDG (Ziarul de Gardă) shkruan se Presidenti i Federatës Ruse Vladimir “Putin arriti në përfundimin se mënyra e jetës së rusëve është bërë barrë për vendin dhe vendosi si fillim t’u shkurtonte qytetarëve “menynë klasike” nga tre tregje tradicionale – moldavian, gjeorgjian dhe ukrainas. U gjet dhe motivi – mallrat nga këto tregje janë të rrezikshme për shëndetin. Pastaj u erdhi radha Polonisë dhe Greqisë. Por nuk mbeti me kaq: sipas autoritetit të kontrollit të ushqimeve të Rusisë Rosselkhoznadzor, të rrezikshme për rusët rezultonin të gjitha produktet nga të gjitha vendet e BE-së. “Sanksionet e perëndimit kundër Rusisë duhet të marrin përgjigje adekuate… duhet refuzojmë të gjithë gjithçka jo-ruse”, – gjëmoi zëvendëskryeministri Dmitrij Rogozin”.
Ndërkaq ZDG-ja vëren: “Nëse Moska do të ndjekë këshillat e tij [Rogozinit – “Dyrrah”-u], atëherë Rusisë do t’i duhet katandiset si Shqipëria e viteve 1970, kur ajo u izolua nga e gjithë bota, u vetë-rrethua me transhe, edhe në lindje edhe perëndim, duke dashur t’i provojë botës se Tirana ishte në gjendje të ndërtonte një socializëm të vetin, shqiptar”.
Gazeta moldaviane e mbyll shkrimin: “Si ka ndërmend Rusia të përballet me izolimin e BE-së? Thjesht. Putini këshilloi rusët t’u ktheheshin gjellëve kombëtare [ruse], dhe, në vend të produkteve të ndaluara nga BE-ja, të konsumojnë patate të ziera me gjithë lëkurë, tranguj të kripur, harengë, samogon (alkool kontrabandë, i prodhuar në shtëpi 95 gradë, “bë-më-vë” ruse!) dhe kefir (dhallë me alkool). Do të ndodhë kështu, siç tha Putini, apo jo, mbetet për t’u parë”.
/përgatiti th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





