Një djalë humbi jetën tragjikisht në një qendër tregtare në lindje të Indisë. Ngjarja u regjistrua më 22 qershor.

Fëmija 12 vjeç po qëndronte në majën e shkallës lëvizëse dhe po përpiqej të ndalonte me dorë mekanizmin, ndërsa njerëzit po zbrisnin nga shkallët. Në një moment krejt papritur, teksa djali kishte hipur te bordura e shkallës lëvizëse mekanizmi i ka kapur copën e pantallonave dhe e ka marrë para.

Djali u rrëzua nga një lartësi 15 metra dhe gjeti vdekjen e menjëhershme nga përplasja në sheshin e qendrës tregtare.

Momenti tragjik u kap nga kamerat e sigurisë, ndërsa njerëzit janë shokuar.