Momente të tmerrshme ka kaluar një gjimnaste nga “Auburn University”, e cila ka thyer të dyja këmbët pas një rënie të rëndë gjatë një gare këtë fundjavë.

Samantha Cerio po garonte në Baton Rouge Regional dhe pasi bëri disa rrotullime u përpoq të hidhej në dyshekun në tokë, por ra në dysheme.

Në atë moment, sportistja theu këmbët dhe filloi të ulërinte nga dhimbjet. Raportohet se Cerio-s i kanë dalë nga vendi gjunjët dhe i janë thyer këmbët.

Ajo doli nga arena me një barelë, duke i lënë të gjithë njerëzit të shokuar.