Një avion i linjës ajrore Red Wings në Rusi, i cili u nis nga qyteti Ufa për në Sochi mëngjesin e së mërkurës, u kthye në aeroport vetëm disa minuta pas ngritjes për shkak të shpërthimit të motorit të majtë.
Fatmirisht incidenti nuk ka shkaktuar viktima. Të gjithë shërbimet e zjarrfikëses u vunë në lëvizje, ndërsa pasagjerët u evakuuan me ndihmën e rrëshqitëseve shtatë minuta pas uljes së avionit.
Avioni është pezulluar dhe një hetim po zhvillohet për të zbuluar shkakun e ngjarjes.
Linja ajrore po merr masa për të dërguar pasagjerët në Soçi. Ndërkohë aeroporti i qyteti Ufa vazhdon fluturimet si zakonisht.





