Turneu Masters i Augusta në golf, një nga më të njohurit në botë, ka përjetuar sot momente dramatike. Jo për shkak të ndonjë goditje spektakolare nga yjet e këtij sporti dhe garës së ndezur, por nga rrëzim i një peme gjigande.Ndërsa të gjithë po shihnin me vëmendje goditjet e disa prej pretendentëve në gropat 17 dhe 18, era e fortë bëri që të rrëzohej një pemë gjigande e cila ra mes tifozëve që ishin përreth.

Kishte momente paniku pasi u mendua se mos kishte viktima. Por për fat të mirë, gjithçka kaloi me disa gërvishtje të vogla mes personave që ishin aty afër. Turneu u ndërpre, pasi ishte e pamundur për momentin të vazhdohej në këtë mënyrë, meqë edhe era e fortë bënte të pamundur zhvillimin normal të garës në ato momente.