Një episod i frikshëm ka ndodhur gjatë ndeshje Peru-Kanada e vlefshme për fazën e grupeve në Kupën e Amerikës. Ndihmës arbitrit i ra të fikët gjatë ndeshjes për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta, afërsisht 40 gradë.

I pari që e vuri re ishte portieri i Kanadasë, i cili vrapoi nga zona e tij drejt gjyqtarit për të kontrolluar gjendjen e tij, duke kërkuar menjëherë ndihmë mjekësore.

Humberto Panjoj nuk arriti të vazhdonte punën duke u larguar nga fusha me barelë.