Çmimi i Madh i Las Vegasit ishte një nga garat që pritej më me padurim këtë sezon, por gjërat nuk shkuan ashtu siç priteshin për yllin e McLaren, Lando Norris.
Piloti britanik humbi kontrollin e makinës në xhiron e katërt, teksa kreu një aksident horror dhe u dërgua menjëherë në spital. Për fatin e mirë ai nuk kishte pësuar asnjë dëmtim serioz, teksa nuk krijoi asnjë problem as për pilotët e tjerë.